Kérastase
Resistance Masque Force Architecte
Size: 200 ml
Po ju thërrasin flokët për ndihmë? Maska forcuese e Kérastase Resistance Force Architecte për flokët e dobësuar, të dëmtuar dhe majat e çara, të rikthen bukurinë dhe shkëlqimin e humbur. Rindërton fibrat e flokëve, përshpejton rigjenerimin e tyre dhe parandalon majat e çara. Pas përdorimit të kësaj maske, flokët tuaj do të jenë më të lehtë për t'u krehur dhe të butë në prekje.
Karakteristikat:
- ushqen fibrat e flokëve dhe e bën sipërfaqen e tyre poroze më të lëmuar
- forcon flokët nga brenda dhe parandalon dëmtimin
- mbron flokët nga thyerja dhe majat e çara
- i bën flokët më të lehtë për tu krehur dhe stiluar
- rikthen shkëlqimin e humbur dhe i lë flokët tuaj të butë të mëndafshtë
Përbërësit:
- Substanca Resurrection Sap – rigjeneron flokët e dëmtuar
- pro-keratin – i bën flokët më të lëmuar dhe përmirëson pamjen e tyre të dobët
- ceramide – depërtojnë thellë në flokë dhe i forcojnë ato
Si të përdorni:
Aplikojeni maskën në flokë të larë me shampo dhe të tharë me peshqir, masazhojeni flokët nga rrënja në majat dhe lëreni të veprojë për pesë deri në dhjetë minuta, më pas shpëlajeni tërësisht.